Policia jep detaje për aksidentin në Veternik
Katër persona të lënduar
Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit të mbrëmshëm në Veternik, si pasojë e së cilit janë lënduar katër persona.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se aksidenti dyshohet që ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.
“Katër meshkuj K/Shqiptarë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti ku kanë qenë të përfshira pesë automjete. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.”, bëhet e ditur në raport./21Media