Policia jep detaje për djegien e autobusit

Një autobus në Prishtinë sot rreth orës 17:30 është përfshirë nga zjarri.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv ka treguar se nga ky incident nuk të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Veternik, ku është djegur një autobus. Zjarri është lokalizuar. Nuk ka persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.
Për portalin rtv21.tv Latif Zeka, komandant i Zjarrfikësve i regjionit të Prishtinës, ka thënë se zjarrfikësit kanë arritur ta shuajn zjarrin./21Media

Back to top button