Policia jep detaje për dy vdekjet në Deçan

Dje dy të rinjë nga Deçani humbën jetën. Njëri vdiq si pasojë e zjarrit në fshatin Lloqan, e tjetri nga fshati Voksh sa ishte duke prerë dru.
I riu nga Lloqani raportohet se është djegur si pasojë e një zjarri që kishte kapluar shtëpinë e tij.
“Njësiti i zjarrfikësve gjersa ishte duke intervenuar në lokalizimin e zjarrit në një shtëpi e cila ishte e përfshirë nga zjarri, ka hasur në trupin e pa jetë të një mashkulli kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërsa, viktima tjetër nga fshati Voksh i Komunës së Deçanit humbi jetën si pasojë e një aksidenti derisa ishte duke prerë dru në mal.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke prerë dru në pyll, ka pësuar lëndime si pasojë e së cilave ka humbur jetën. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion”, ka njoftuar policia.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të dy rastet janë duke u hetuar./21Media
 

Back to top button