Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje sot lidhur me plagosjen e dy personave të martën rreth orës 19:42 në rrugën “27 Nëntori” në Prishtinë.

Sipas policisë është raportuar se persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë qëlluar me armë zjarri dy viktima meshkuj kosovarë.

“Njëri prej të plagosurve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarave, atij i është konfiskuar një pistoletë  dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas tretmanit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.  Lidhur me rastin janë intervistuar gjashtë dëshmitarë meshkuj kosovarë.  Rasti në procedurë hetimore.”, thuhet në njoftim./21Media

Show More
Back to top button