Policia jep detaje për rrahjen e imamit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje sot për rastin e imamit të xhamisë së fshatit Lupç i Poshtëm i Podujevës, Zeqir Berisha, i cili është rrahur nga tre persona.
Rasti ka ndodhur më 21.07.2022 rreth orës 22:00. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button