Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia jep detaje për rrahjen me karrige në një lokal në Ferizaj

Policia në Ferizaj e ka konfirmuar rastin e rrahjes që ka ndodhur në një lokal tek qendra “The Village”, thuhet se rasti në fjalë ka ndodhur rreth orës 03:50 të mëngjesit.

Zëdhënës i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, Kanun Veseli për portalin rtv21.tv ka bërë të ditur se patrullat e policisë menjëherë kanë dalë dhe kanë hasur në disa persona të cilët ishin përleshur fizikisht dhe i kanë shoqëruar në stacionin e Policisë.

“Në rast janë kyçur dhe njësia hetimeve dhe pas intervisitimit të personave , në konsultim me prokurorin kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është cilësuar ” Lëndim i lehtë trupor dhe dëmtim apo asgjësim i pasurisë së luajtshme”, ka thënë Veseli./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button