Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia jep detaje për të shtënat e mbrëmshme

Të ankuarit njoftuan se u gjuajtën me armë zjarri

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 22:12 pas raportimit për të shtëna në rrugën “Demokracia” në Prishtinë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e vendshikimit.

”Më vonë tre ankues janë lajmëruar në Polici dhe kanë njoftuar se gjersa ishin në veturë, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, mirëpo nuk i kishte qëlluar”, njofton policia.

Sipas raportit në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë. ”Njësitë policore janë në kërkim të personit të dyshuar”, njofton më tutje policia./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button