Gjuajtje me armë drejt policëve
Nuk raportohet për të lënduar
Policia njofton se dje në fshatin Krushevë të Madhe të Klinës, gjatë një vjedhje njësitë policore kanë intervenuar për t’i arrestuar të dyshuarit, mirëpo të dyshuarit me të vërejtur zyrtarët policorë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre,
Pas kësaj edhe zyrtarët policorë kanë shtënë në drejtim të dyshuarve, të cilët kanë arritur që të ikin nga vendi i ngjarjes.
”Si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit nuk raportohet për të lënduar”, njofton policia
Njësitë relevante policore janë duke hetuar rastin./21Media