Policia jep detaje për vdekjen e 16 vjeçarit në Lipjan

Policia ka dhënë detaje për vdekjen e 16 vjeçarit E.D, në Lipjan. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për rtv21.tv se ekipi i mjekëve ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Sipas Ahmetit, aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes.
“Rreth orës 08:50 është pranuar informata për një person të lënduar rëndë, në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.”, ka informuar Ahmeti.
Rtv21.tv para pak minutash ka informuar se 16 vjeçari ka vdekur nga kontakti me rrymën, në betonjerkën e biznesit të familjes./21Media

Back to top button