Policia jep detaje për vdekjen e 50 vjeçarit, çfarë u gjet afër viktimës?

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e një 50 vjeçari në lagjen “Emshir” në Prishtinë.
Ai është gjetur i vdekur në veturën e tij, të enjten.
Sipas Policisë, afër trupit të pa jetë është gjetur një armë zjarri me 12 fishekë dhe 1 gëzhoje e kalibrit 9 mm.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion. Kurse rasti nën hetime./21Media

Back to top button