Policia jep detaje për zjarrin në Pejë, përpos depos janë dëmtuar dhe tri shtëpi
Një depo private që posedonte vaj motorik u përfshi nga zjarri sot rreth orës 08:40 në Pejë.
Policia ka njoftuar se edhe përkundër intervenimit të shpejtë të Policisë dhe të zjarrfikësve nga Peja dhe qytetet për rreth si dhe nga KFOR-i, nga ky zjarr janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, sepse përpos depos me vaji motorik janë dëmtuar dhe tri shtëpi banimi, pasi që ishin shumë afër njëra-tjetrës.
“Mirëpo pas një pune të madhe dhe shumë profesionale të këtyre njësiteve, zjarri është futur nën kontroll pas një kohe. Ndërsa edhe me tutje njësitet policore janë duke punuar në vendin e ngjarjes nën koordinim me Prokurorin e shtetit, në mënyrë që të mbledhin dëshmi për të proceduar dhe hetuar se si ka ardh deri tek ky zjarr”, thuhet në njoftim.
Ky rast me urdhër të Prokurorit të shtetit është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, dhe është duke u proceduar nga Njësia rajonale për hetimin e krimit./21Media