Policia jep detaje rreth mjeteve shpërthyese në statcionin e autobusëve

Statcioni i autobsëve është evakuar atje dyshohet për një mjet shpërthyes. Policia është njoftuar përmes një telefonate anonime nga një person se ai ka vendouar mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë, këtë për portalin rtv21.tv Flora Ahmeti zëdhënse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë”, tha Ahmeti.
Për portalin rtv21.tv Flora Ahmeti zëdhënse e Policisë tha se policia menjëherë ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë.
Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës./21Media

Back to top button