Pritje deri në 4 orë për të hyrë në Kosovë

Festat e fundvitit mërgimtarët si çdo vit që zgjedhin t’i kalojnë në vendlindje ashtu po ndodh edhe këtë vit.  Me ardhjen e tyre e po krijohen kolona në pikat kufitare.
Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar kolona e veturave është deri në 1000 metra.
Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat rreth fluksit në pikat e kalimit kufitar.

Masat antiCOVID parashohin se çdo person i cili hyn në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19, certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë)./21Media

Back to top button