Policia jep detaje rreth personit që u gjet i vdekur në Podujevë
Rasti është duket u hetuar
Një burrë është gjetur i vdekur dje në parkun e qytetit të Podujevës. Policia njofton se afër tij kanë gjetur një pistoletë.
“Pa shenja jete është gjetur viktima mashkull K-Shqiptar. Në afërsi të viktimës është gjetur edhe një pistoletë”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00.
Njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin. /21Media