OSBE-ja e cilëson femicid vrasjen në Ferizaj

(Lajm i përditësuar)

Misioni i OSBE-së në Kosovë e ka cilësuar si femicid vrasjen ne 21 vjeçares nga bashkëshortin në Ferizaj.

Përmes një reagimi në platfromën X , OSBE ka përgëzuar Policinë e Kosovës për arrestimin e të dyshuarit.

“  Të tmerruar dhe  të  pikëlluar nga vrasja e një gruaje 21-vjeçare dhe plagosja e një djali 15-vjeçar sot në Ferizaj/Uroševac. Ne e përgëzojmë @Kosovo_Police për arrestimin e menjëhershëm të një të dyshuari për atë që duket të jetë një femicide”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

Në fund ky mision tha se do ta luftojnë dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje


Policia jep detaje rreth vrasjes në Ferizaj, viktima ishte e moshës 21 vjeçare

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth vrasjes në Ferizaj. Sipas policisë, rasti ka ndodhur sot rreth orës 14: 40, derisa bëhet e ditur se  viktima është e moshës 21 vjeçare , kurse i plagsuri i moshës 15 vjeçar.

“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë mësuar se një person brenda Qendrës për Punë Sociale në katin I-rë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave dhe për pasoj një person E.C (F/K) e moshës 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e së cilës është konfirmuar nga mjekët kujdestar në vendin e ngjarjes, ndërsa plagë trupore ka pësuar personi D.C ( M/K) i moshës 15 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe është jashtë rrezikut për jetën, kurse i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. “, thuhet në njoftim.

Sipas policisë arrestimi i të dyshuarit është bërë pas më shumë se 30 minutave.

“Ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit e stacionit, hetuesit rajonal të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë identifikuar të dyshuarin V.A ( M/K) i moshës 36 vjeçar dhe menjëherë kanë rrethuar zonën përreth dhe pas një pune intensive në terren , në orën 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje dhe e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, për procedura tjera hetimore.”, thuhet në komunikatën epolicisë.

“Hetuesit dhe krim teknikët rajonal janë në vendin e ngjarjes, të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.”, përfundon njoftimi.


Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale tregon si ndodhi vrasja e gruas nga bashkëshorti i saj në Ferizaj

Lidhur me vrasjen e gruas në Ferizaj, Drejtoresha për Punë Sociale atje , Adelina Rexhepi – Braha  sqaroi se gjithçka ndodhi pasi bashkëshorti e kishte kthyer djalin e tyre në Qendrën për Punë Sociale, ku ishte e strehuar tashmë viktima. “Bashkëshorti e ka vra bashkëshorten e tij. Kontaktin e kanë pas me marrëveshje, nëna e ka fëmijën edhe e ka pru fëmijën në ora 13:00 në qendër që me realize kontaktin me babën e tij. Djalin e ka marrë babai e ka dërgu në familje të vet, në shtëpi dhe pastaj e ka rikthyer në qendër”, tha ajo për “Betimi për Drejtësi”.

Sipas saj, vrasja ndodhi pasi disa mosmarrëveshjeve ndërmjet bashkëshortëve.

“Ka bisedu me menaxherën e rastit të tyre, i ka tregu që është duke pas probleme me ish – bashkëshorten, po i kthehet ajo prap, e diskutime të qiftit që ndodhin zakonisht. Edhe ka shku prap në shtëpi sepse në ora 15:00 ka pas me rikthy djalin në Qendër për Punë Sociale që me e mbajtë nëna, me marrë ajo. Kur ka dalë ai poshtë, e ka taku ish-bashkëshorten e tij, realisht partneren, sepse nuk kanë kurorë dhe të dy bashkë, janë ardhë në Qendrën për Punë Sociale dhe aty kanë fillu me bërtitë, me e fy bashkëshortja, bashkëshortin dhe ai e ka nxjerrë alltinë dhe e ka gjujtë. I plagosuri është vëllai i gruas”, ka thënë Rexhepi-Braha. Ajo tha se vrasja ka ndodhur para objektit të kësaj qendre.


I dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj ndalohet për 48 orë

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se i dyshuari për vrasjen në Ferizaj me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.  Brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale të lartëcekur.”, thuhet në njoftim.

Dyshohet se i plagosuri është vëllai i viktimës.


Prokuroria në Ferizaj del me detaje të reja, viktima ishte 21 vjeçare

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje rreth vrasjes së një gruaje në Ferizaj, ku mbeti edhe i plagosur një i mitur 15 vjeç.

“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë mësuar se një person  brenda Qendrës për Punë Sociale në katin I-rë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave dhe për pasoj një person E.C (F/K) e moshës 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e së cilës është konfirmuar nga mjekët kujdestar në vendin e ngjarjes, ndërsa plagë trupore ka pësuar personi D.C ( M/K) i moshës 15 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe është jashtë rrezikut për jetën, kurse i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar.

“Ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit e stacionit, hetuesit rajonal të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë identifikuar të dyshuarin V.A ( M/K) i moshës 36 vjeçar dhe menjëherë kanë rrethuar zonën përreth dhe pas një pune intensive në terren , në orën 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje dhe e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, për procedura tjera hetimore.”, thuhet në njoftim.

“Hetuesit dhe krim teknikët rajonal  janë në vendin e  ngjarjes, të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes,  ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.”, përfundon njoftimi.


Vrasja në Ferizaj, i dyshuar ish – burri i të ndjerës

Dyshohet se vrasja e gruas në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, është kryer nga ish bashkëshorti i saj.

Kjo është konfirmuar nga kryeprokurori, Shukri Jashari

Për momentin nuk kemi informacione, mirëpo dyshojmë që motivi është te një mosmarrëveshje mes ish-bashkëshortëve. Ata janë takuar afër Qendrës për Punë Sociale dhe aty ka ndodhur rasti. Personi [ish-bashkëshorti] është arrestuar.”, ka thënë ai.


Vritet një grua në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, një burrë i plagosur

Një grua është vrarë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, ndërsa është plagosur edhe një burrë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Për pasojë nga të shtënat e armës së zjarrit një person e gjinisë femrore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa êshtë plagosur një person mashkull , i cili është dërguar nē Qendren Emergjente në Ferizaj”, tha Veseli.

I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur. Por, ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje.

Ekipe të hetuesve dhe krimteknikët janë në vendin e ngjarjes të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha verpimet policore është njoftuar prokurori i shtetit./21Media

Back to top button