Policia kap kamionin që kontrabandonte pjesë makinash, lajthi e barna

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës të mallrave të ndryshme komerciale.
Sot rreth orës 11:30 është arritur të identifikohen një kamion ngjyrë të kaltër, me targa vendore drejtuar nga i dyshuari me iniciale M.M. shtetas kosovar. Malli i kontrabanduar dyshohet se ishte futur në territorin e Kosovës nga Maqedonia e Veriut, përmes rrugëve ilegale.
“Pas tentativës së tyre për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë rreth orës 11:30 në fshatin Kabash të Vitisë”, thuhet në njoftim.
Gjatë kontrollit në automjet është gjetur sasi e konsiderueshme e mallrave të ndryshme komerciale si pjesë makinash, gjëra ushqimore (lajthi), barna stimuluese “Kamagra” e të tjera.
Vlera e totale e mallit mbetet të vlerësohet nga ana e Doganës se Kosovës./21Media


 

Back to top button