26 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 26 raste të reja me COVID-19, nga 818 testime të kryera.
Ndërsa janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë. Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 544.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 169 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.443 doza të vaksinës.
Deri më sot 820.972 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 100.506 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button