Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e një vajze nga Gjakova

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e Sejhan Nivokazit nga fshati Skivjan i Gjakovës, pasi që familjarët kanë raportuar se viktima është larguar nga shtëpia.
”Me datën 04.04.2021 në orën 20:40, në stacionin policor në Gjakovë viktima është raportuar nga familjarët se ishte larguar nga shtëpia. Policia në Gjakovë eshte duke zhvilluar hetime intensive për identifikimin e lokacionit dhe gjetjen e personit ne fjale, por ne lidhje me ketë kërkon ndihmën e qytetareve për informata shtesë.
Me datën 07.09.2021 për shkak të peshës së veprës dhe ndjeshmërisë së rastit ky rast është tranferuar për hetim në Sektorin Rajonal për Hetime. Gjithashtu edhe hetuesit nga ky sektor kanë ndërmarr veprime operativo hetimore në koordinim me prokurorin e çështjes, janë intervistuar disa persona, janë kontrolluar disa lokacione të dyshuara por deri më tani edhe përkundër përpjekjeve maksimale nuk është gjetur viktima”, bëhet e ditur në komunikatë.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e viktimës të lajmërojnë Policinë e Kosovës Gjakovë apo stacioni më i afërt policor./21Media

Back to top button