Policia kërkon bashkëpunim në kapjen e këtij personi

 

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve, nga kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar, i identifikuar si Xun Balaj, të lajmërojë policinë.

I dyshuari kërkohet për shkak të kryerjes së veprës penale; përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe ngasje në gjendje të paaftë apo të dehur.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet ndër të tjera komunikatën e lëshuar nga Policia e Kosovës./21Media

Back to top button