Policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e kësaj vajze

Policia e Kosovës  ka kërkuar bashkëpunim për gjetjen e Dorentina (Vllaznim) Gashi-Spahiu  e cila është larguar pa paralajmërim nga shtëpia e saj më 9 nëntor.
25-vjeçarja është raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj.
“Me datë 14 Nëntor 2022 rreth orës 12:00 ne Stacionin Policor Prizren – Veri . nga familjaret e saj është raportuar për “ Person i Zhdukur”. Personi i raportuar i zhdukur Dorentina ( Vllaznim ) Gashi – Spahiu ,dtl.08.04.1997, me date 09.11.2022 02:00 është larguar pa asnjë paralajmërim nga shtëpia e saje e banimit ne Lagjen Arbane dhe deri ne këto momente nuk ka asnjë informate lidhur me fatin dhe vendndodhjen e saje. Që nga momenti I raportimit të rastit , nga ana e policisë janë ndërmarrë veprime te duhura ne funksion te gjetjes se saje.”, ka informuar Policia.
Me qëllim që vendndodhja e viktimës të zbulohet sa më pare, siç ka informuar Policia, nga ana e Prokurorit të Shtetit është lëshuar autorizim për publikimin e fotografisë së Dorentina Gashit.
“Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e saj të raportojnë Policinë Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.”, është shtuar tutje në njoftim./21Media

Back to top button