Policia kërkon ndihmë në kapjen dhe idenfitikimin e një personi

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë në identifikimin dhe kapjen e një personi të dyshuar për veprën penale sulm.
Në njoftimin e policisë thuhet se Sektori i Hetimeve të policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografinë si më poshtë
I dyshuari kërkohet për përfshirje në veprën sulm.
Policia shton se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit, mund të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?