Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi

Policia e Kosovës ka bërë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për të identifikuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”.
“Njësiti i hetimeve të stacionit të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje veprën Mashtrim”, ka shkruar Policia e Kosovës në “Facebook”.
Policia ka kërkuar që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij të kontaktoni policinë në numrin e telefonit 192./21Media