Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi i cili dyshohet për falsifikim dokumentesh.

Policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.  I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast të mashtrimit si dhe për falsifikim të dokumenteve.  Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button