Policia kërkon ndihmën tuaj për ta arrestuar këtë person

 

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, nëpërmjet nëpërmjet një komunikate ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për ta arrestuar personin e kërkuar Arben (Canё) Tahiri i lindur me 24.12.1983  në Luzern-Zvicër.

I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale “Blerje,posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor“, thuhet në komunikatë./21Media

Back to top button