3 viktima dhe 181 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

 

 

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve 181 prej tyre rezultuan pozitive.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 9 mijë e 869 raste nga 39 mijë e 741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 303 raste të vdekjes, pasi sot kanë vdekur 3 persona të cilët, sipas IKSHPK-së kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 125 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5 mijë e 480 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 961.

Rastet pozitive janë nga: Komuna Prishtinë 87 raste, Komuna Prizren 13 raste, Kmuna Podujevë 12 raste, Komuna Gjilan 11 raste, Komuna Lipjan 9 raste, Komuna Drenas 8 raste, Komuna Viti 8 raste, Komuna Fushë Kosovë 7 raste, Komuna Obiliq 6 raste, Komuna Ferizaj 3 raste, Komuna Rahovec 3 raste, Komuna Suharekë 3 raste, Komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Han i Elezit, Klinë, Kllokot, Malishevë, Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri./21Media

 

Back to top button