Policia konfiskon 38 armë për dy javë në rajonin e Prishtinës

Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se janë konfiskuar 38 armë zjarri prej tyre 10 në ahengje familjare.
“Nisur nga fakti se akoma është prezent si dukuri, përdorimi i armëve të zjarrit në ndeja dhe ahengje të ndryshme, njësit rajonale të policisë po vazhdojnë punën për parandalimin e kësaj dukurie. Që nga data 1 gusht 2022 deri sot, policia e Rajonit të Prishtinës, ka sekuestruar 38 armë zjarri, prej tye 10 dyshohet të jenë përdorë në ahengje familjare”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, Policia ka bërë apel që të shmangen këto veprime nga qytetarët, në ceremony festive për sigurinë e të tjerëve.
“Andaj mbështetur mbi këtë bazë, apelojmë të gjithë qytetarët që tu shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident”, përfundon njoftimi./21Media

Back to top button