Policia Kosovës kërkon bashkëpunim në identifikimin e këtij personi

 

Një i dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti, me datën 13 maj, rreth orës 21:00, në Nabergjan të Pejës, ka hyrë me forcë në shtëpi të të dëmtuarit dhe pasi është hetuar nga pronarët e shtëpisë i njëjti ka shtënë me armë zjarri, si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Policia e Kosovës u ka bërë apel qytetarëve, kushdo që ka informacion për të dyshuarin dhe që mund ta identifikoj, të lajmërojë policinë./21Media

Back to top button