Policia kufitare në kushte të rënda

Sindikatat nuk përjashtojnë grevë, MPB heshtë?

Policia kufitare në rajonin e Tetovës dhe Kumanovës përballet me mungesë të kushteve elementare. E një këto probleme është mungesa e ujit të pijshëm, dhe për këtë gjë përdoren puset. Aco Atanovski nga Sindikata e Policëve të Maqedonisë thotë se duhet të plotësohen kushtet e policisë kufitare, pasi që në rast se nuk ka përmirësim, atëherë do të vihet në dyshim siguria e policëve.

“Në këtë kontekst do të përmendim këto gjendje. Uniformë jo funksionale dhe të vjetër, mungesë e pajisjeve për punë dhe mjeteve për mbrojtje të policëve, për të gjitha njësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Automjete jo funksionale dhe të vjetra me të cilat vihet në dyshim siguria e policëve”, tha Aco Atanovski, Sindikata e Policëve të Maqedonisë, shkruan TV21.TV

Sipas tij, policët po detyrohen të punojnë edhe jashtë orarit por pa u kompensuar as edhe me ditë të lira.

“Policët janë të detyruar që të punojnë, jashtë orarit të punës dhe për të njëjtën gjë nuk paguhen ashtu siç e meritojnë, dhe nuk i marrin ditët e lira shtesë të cilat u takojnë”, shtoi Atanovski.

Në rast se nuk merren parasysh kërkesat e tyre, ata do të shfrytëzojnë të drejtën e grevës. Për gjendjen e rëndë të policisë kufitare dy ditë më parë u ankuan edhe nga Sindikata e Pavarur e policisë. Sipas tyre, gjendja më e rëndë është në vendkalimin Xhepishtë – Trebishtë, ku policët kufitarë rrezikojnë të sëmurën nga mungesa e kushteve elementare dhe uji i papastër. Nga Ministria e Punëve të Brendshme heshtje. Nuk pati asnjë përgjigje edhe përkundër thirrjeve tona dhe kërkesës së sindikatave që të dihet në terren për tu njohur me gjendjen e policëve kufitare./21Media

Back to top button