Policia: Kushdo që plotëson kriteret ligjore hyn e del në Kosovë

Policia e Kosovës bazuar në autorizimet kushtetuese dhe ligjore si dhe bazuar në planifikimet operacionale në vazhdimësi po realizon ndërmarrjen e veprimeve policore në nivel vendi, përfshirë në të gjitha pikat kufitare me qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë – konkretisht targave të automjeteve, veprime këto të cilat janë duke vazhduar edhe sot.
Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë për rtv21.tv se situata në veri të vendit vlerësohet të jetë një situatë e njëjtë, me pengesat e ndryshme të vendosura me automjete, mjete të rënda transportuese, zhavor etj.
Sa i përket qarkullimit kufitar, Kelani ka thënë se “të gjithë personat që plotësojnë kriteret ligjore, përfshirë kriteret dhe masat ndaj pandemise, hyjne dhe dalin në RKS duke u bazuar në procedurat e parapara ligjore”.
Dje u raportua se dy rusë dhe një bellorus kanë provuar të futen në Kosovë e me vete kanë pasur pajisje të dyshimta./21Media

Back to top button