Policia mbyll 17 qendra masazhi e 15 lokale të ‘muzikës live’, arreston 14 persona

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz e Policisë së Kosovës ka qenë pjesë e zbatimit të operacionit “Operation Chain”, i cili është zhvilluar njëkohësisht në 47 shtete të botës.

Policia bëri të ditur se për një javë është zbatuar plani operativ “Stuhia 2023”, ku janë inspektuar lokale të muzikave live, qendra të masazhit e kontrolle të shtuara në pikë-kalimet kufitare.

Sipas njoftimit, gjatë këtij operacioni janë arrestuar 14 persona të dyshuar për veprën penale “trafikim me njerëz”

“Referimi i 6 rasteve në stacione policore për armë-mbajtje pa leje, dëmtim të vulave zyrtare dhe hapje ilegale të lokaleve të mbyllura. Inspektimi/kontrollimi i 55 lokaleve ‘Muzike Live’, në të cilat janë legjitimuar 377 punëtore, nga te cilët 275 të gjinisë femërore, 188 shtetas të huaj. Nga lokalet e kontrolluara, 15 janë mbyllur nga institucioni përkatës për shkelje administrative”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej, bëhet e e ditur se policia ka mbyllur 17 qendra masazhi për shkelje administrative.

“Inspektim i 51 ‘Qendrave të Masazhit’, në të cilat janë legjitimuar gjithsej 153 punëtore, nga të cilët 129 të gjinisë femërore dhe 33 shtetas të huaj”, thuhet në njoftim.

Back to top button