Varhelyi në takim me Kurtin, vë theksin te Asociacioni
Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, është takuar edhe me kryeministrin, Albin Kurti dhe kabinetin e tij qeveritar.
Për këtë takim ka shkruar Varhelyi në një postim në “Twitter”, duke theksuar temat për të cilat kanë biseduar.
“Diskutim i hapur me kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe anëtarët e kabinetit [qeveritar] mbi progresin e rrugës europiane të Kosovës. BE-ja po ofron mbështetje të madhe për zhvillimin ekonomik të lidhur me zbatimin e mëtejshëm të reformave dhe zbatimin e marrëveshjes së dialogut, duke përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, ka shkruar Varhelyi./21Media
Open discussion w/ PM @albinkurti, DPM @BislimiBesnik & members of cabinet on #Kosovo progress on 🇪🇺path.
EU is offering major support to econ dev linked to further implementation of reforms & implementation of the dialogue agreement, incl assoc. of Serb majority municipalities. pic.twitter.com/4gLTbj1FlV— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) May 25, 2023