Policia me apel për shoferët që vozitin automjetet në shi: Kujdes për sigurinë tuaj dhe të tjerëve

Dita e sotme po karakterizohet me mot me shi në Kosovë.

Policia e Kosovës ka dal me një apel për shoferët duke ju bërë thirrje që të kenë kujdes në vozitje në këtë kohë.

“Policia e Kosovës apelon: Të vozitni me kujdes në kushte të shiut për sigurinë tuaj dhe të të tjerëve në rrugë. NGASJE E SIGURT NË SHI! Ju lutemi mbani parasysh këto këshilla thelbësore: MBAJ DRITAT E NDEZURA. Dritat rrisin dukshmërinë për ju dhe për të tjerët. ZVOGËLONI SHPEJTËSINË. Rruga e lagur kërkon frenim më të gjatë – udhëtoni me kujdes. SHMANGNI SHPËRQENDRIMET. Mos përdorni telefonin – qëndroni të përqendruar te rruga. KRIJONI DISTANCË PASUESE MES MJETEVE. Mos i qëndroni shumë afër makinës para jush – parandaloni aksidentet. Mos lejoni që reshjet t’ju ndalin nga kujdesi! Siguria është në duart tuaja. Kontakti i Policisë së Kosovës: Nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999”, thuhet në apelin e policisë. /21Media

Back to top button