Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, një person i lënduar

Një person ka mbetur i lënduar mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet.

“Sot rreth orës 06:30kemi pranuar informatën se në rrugën  Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person.  Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti. /21Media
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button