Policia me gjoba për ata që nuk e pastrojnë akullin nga veturat

Këta vozitës po shihen si rrezik për pjesëtarët e tjerë të komunikacionit

Policët në kantonin zviceran Zug kanë paralajmëruar vozitësit që nuk pastrojnë akullin nga veturat se mund të marrin dënime të rrepta apo edhe ta humbasin patentë shoferin.

Për shkak të temperaturave të ulëta, së fundmi Policia në Zug ka lëshuar një kumtesë,  përmes së cilës ka njoftuar se kanë qenë të detyruar që të ndalin shumë vozitës, që nuk e kanë pastruar akullin nga veturat në mënyrën e duhur, raportojnë mediat zvicerane.

Këta vozitës po shihen si rrezik për pjesëtarët e tjerë të komunikacionit, sidomos për këmbësorët dhe biçiklistët, kryesisht për shkak se dukshmëria e tyre është e kufizuar.

Sipas ligjeve zvicerane, dritaret, xhamat e përparmë dhe dritat duhet të mbahen të pastra. Po ashtu, numri i targës duhet të jetë gjithmonë i zbuluar, kështuqë akulli dhe bora duhet të pastrohen nga to.

Back to top button