Thaçi do të takohet me liderë botërorë

Thaçi do të takohet me liderë botërorë

Presidenti, Hashim Thaçi e ka filluar vizitën zyrtare në Davos të Zvicrës, ku do të marr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Presidenti Thaçi, njoftoi se do të takohet me shumë liderë botërorë dhe palë tjera të interesit, duke shtuar se qëllimi kryesor mbetet për ta mbështetur arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të hap rrugën për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian.

Po ashtu, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të Bashkimit Evropian, nga të cilët do të kërkojë përshpejtimin e agjendës evropiane për Kosovën.

Ky forum i përvitshëm mbledh në Davos rreth 3000 liderë shtetërorë, përfaqësues të bizneseve, të organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, etj.