Policia me masa për mbarëvajtjen e ndeshjes Kosovë – Izrael

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim dhe koordinim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe akterët relevant janë ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtje të ndeshjes sportive Kosova – Izraeli.

Nga Policia kërkohet që të respektohen rregullat për hyrje në stadium, andaj nga qytetarët/pjesëmarrësit në stadium kërkohet që të kenë siguruar biletat dhe t’iu përmbahen rregullave të parapara duke përfshirë:

• Hapja e dyerve të stadiumit do të bëhet në orën 18:00, ku rekomandohet që ardhjanë stadium të bëhet më herët, për shkak të shmangies së tollovive dhe krijimit të qasjes më të lehtë dhe të shpejtë në stadium.

• Kërkohet posedimi i dokumentit identifikues së bashku me biletë, përderisa ata që nuk posedojnë bileta nuk do të kenë mundësi të afrohen te portat e stadiumit.

• Veturat për qasje në parkingun zyrtar duhet të jenë të pajisura me parking PASS, në të kundërtën nuk do të lejohet parkimi në atë zonë (me përjashtim të veturave të FFK-së dhe personave të pajisur me biletën VIP).

Ndërsa në gjërat të cilat nuk lejohen të futen në stadium janë:

• Mjetet piroteknike,

• Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë,

• Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë,

• Pijet alkoolike dhe substancat narkotike,

• Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh),

• Ombrella,

• Armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë,

• Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme etj.),

• Kamera profesionale dhe video kamera,

• Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar.

Ndërkohë Policia falënderon qytetarët për bashkëpunim të vazhdueshëm, duke kërkuar që maksimalisht të respektojnë rregullat e parapara, në të kundërtën mund të jenë subjekt i ndëshkimit nga organet ligjore.

Ndeshja në mes Kosovës dhe Izraelti do të zhvillohet nesër, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45, e cila është ndeshje kualifikuese në kuadër të UEFA-s për kualifikime EURO2024./21Media

Back to top button