Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia me rastin e Ditës së Shtypit shprehë mbështetje për mediat dhe gazetarët

Policia e Kosovës sot me rastin e Ditës Botërore e Lirisë së Shtypit e ka shprehur mbështetjen e saj si dhe i ka uruar mediat dhe gazetarët të vazhdojnë të realizojnë punën e tyre në mënyrë të pa cenueshme dhe profesionale në interes të qytetarëve dhe vendit.
Policia e Kosovës ka theksuar se bashkëpunon ngushtë mediat dhe gazetarët në interes të informimit të drejtë, korrekt dhe profesional.
”Si institucion i zbatimit të ligjit edhe në të kaluarën, por edhe tani jemi të përkushtuar në ofrimin e ndihmës në aspektin e sigurisë dhe bashkëpunimit me mediat dhe gazetarët, në mënyre që të ju krijohet një ambient më i mirë dhe më i sigurt në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ndaj shoqërisë dhe vendit.
Shprehja e lirë dhe mbajtja e opinionit të informuar lidhur me ngjarjet dhe zhvillimet në një vend, e cila realizohet përmes mediave është jetike për një shoqëri të lirë dhe demokratike, andaj PK-ja do vazhdojë të bashkëpunojë fuqishëm me mediat në kultivimin dhe avancimin e mëtejmë të lirisë së shtypit”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button