Policia ndërmori masa për rrahjen brutale në Kumanovë

Për rrahjen brutale në Kumanovë, policia tashmë ka ndërmarrë masa.
Pas dokumentimit të rastit, nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 kanë thënë se do të shqiptohen kallëzime përkatëse.
Ndërkaq, është njoftuar se O.Sh.(32) nga fshati Nakushtak i Kumanovës është sulmuar fizikisht nga B.E. (38), K.E. (40) dhe S.Ll. (29), të gjithë palë në shërbimin administrativ të MPB-së Kumanovë, të gjithë nga fshati Nakushtak.
Ndryshe, një rrahje brutale mes tre personave ka ndodhur sot në zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kumanovë. Tre mërgimtarë, nga fshati Nakushtak i Kumanovës janë rrahur. Deri te përleshja ka ardhur pasi njëri nga tre personat ka prishur radhën e pritjes për pasaportë./21Media

Back to top button