Bie shi, Adrianë

Dhimitër Pasko, i njohur me emrin letrar, Mitrush Kuteli njihet si përkthyes, kritik letrar dhe për prozën e shkurtër, për të cilën së bashku me Ernest Koliqin cilësohen themelues të prozës moderne shqiptare.
Kuteli është lindur më 13 shtator 1907, ishte djali i vetëm i Pandit dhe Poles, mes motrave Agllaia e Liria. I ati ishte rrobaqepës, që kishte jetuar në Rumani për 24 vite, duke punuar si murator e bojaxhi. Pas shpalljes së Hyrrijetit më 1908, hapi të parën librari shqipe në Pogradec, gjë për të cilën ishte përndjekur më pas nga autoritetet e regjimit xhonturk.
Kuteli ka vdekur më 4 maj 1967 nga problemet me zemër pa përfunduar dot romanin ilir./21Media
Poezi nga Mitrush Kuteli 
Bie shi, Adrianë
Bie shi,
Adrianë,
bie shi i qetë mbi qytet,
shi që më bluan e më vret,
dhe s’di ku të shkoj
nëpër Tiranë.
Të kërkoj,
Adrianë,
me ankth nëpër qytetn’ e shkretë,
ku shtrydhen retë
dhe diell s’lind e s’perëndon
përmbi Tiranë.
O sa çudi,
Adrianë,
të duash të mos jesh njeri,
dhe gurëve t’u kesh zili,
-se gurët s’vuajnë kur bje shi
përmbi Tiranë!

Back to top button