Policia në aksion, 10 konsumues të dyshuar të drogës shoqërohen në stacion

Disa njësite të Policisë së Kosovës janë angazhuar për të kapur 10 persona të dyshuar për përdorim të substancave narkotike.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Aksioni është zhvilluar sonte në rrugën “Tahir Zajmi”, në Prishtinë rreth orës 18:30.

“Rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në Rr.Tahir Zajmi, në Prishtinë, në lokacionin ku po qëndrojnë disa persona dyshohet se po përdoreshin substanca të dyshuara narkotike. Menjëherë, janë angazhuar njësitet policore për të verifikuar informacionin dhe kanë arrit në lokacion. Me asistimin e njësiteve edhe nga stacionet/njësitet tjera 10 persona të dyshuar janë shoqëruar në polici. Për detaje tjera ju njoftojmë pas pranimit raportimeve shtesë.”, ka thënë Hoxha./21Media

Back to top button