Kurti mirëpriti familjarët e shkrimtarit të ndjerë, Moikom Zeqo

Në Kryeministri, sot pasdite, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti familjarët e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur shqiptar nga Durrësi, Moikom Zeqo.

Në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit thuhet se me bashkëshorten Lida Miraj dhe djalin Epidamn Zeqo, evokuan kujtime për të ndjerin Zeqo, që iu dha lamtumira e fundit në qershor të vitit 2020. Miraj dhe Epidamni, që të dy autorë edhe vet, i dhuruan kryeministrit librat autorial të tyre bashkë me një libër të Moikom Zeqo, të cilët kryeministri Kurti i pranoi me kënaqësi.

Shkrimtari Moikom Zeqo, përveçse autor i suksesshëm, ishte edhe ministër i Kulturës, deputet i Kuvendit dhe Drejtor i Muzeut Kombëtar të Historisë në Tiranë. Vitin tjetër ai do të festonte 75-vjetorin e lindjes.

Kryeministri Kurti falënderoi familjarët për vizitën dhe tha se kujtimi për Moikomin do të jetojë gjithmonë përmes librave, veprave, fjalëve dhe këshillave të tij.​/21Media

Back to top button