Policia në aksion, skuestrohen pajisje për mihje të kriptovalutave

Policia e Kosovës ka kryer një operacion sot në Prishtinë, me ç’rast ka sekuestruar katër riga (pajisje kompjuterike për mihjen e kriptovalutave) dhe 30 pajisje të tjera po për këtë punë, që ishin funksionale.
Bastisja u krye në një lokal në fshatin Shkabaj, ndërsa pos zyrtarëve të Administratës Tatimore të Kosovës, në vend të ngjarjes janë ftuar edhe zyrtarët e KEDS-it dhe ata të Doganës.
“Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Veriut pas marrjes së informatave në rrugë operative, kanë realizuar një operacion bastisjeje i cili ka rezultuar me gjetjen e aparaturave për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit rasti është iniciuar si “Prodhim i ndaluar”./21Media

Back to top button