Policia në aksion, zbrazë lokalet që shkelën masat anti-Covid

 

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV) dhe Policia e Kosovës kanë dalë sonte në terren në rajonin e Prishtinës për të inspektuar zbatimin e masave antiCOVID-19 dhe për të ndaluar grumbullimin nëpër lokale të organizuara për festat e marsit.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, ka konfirmuar se aksioni është zhvilluar në të gjithë rajonin e Prishtinës, dhe se kanë shqiptuar masa ndëshkimore dhe kanë zbrazur lokalet që kishin shkelur rregullat.

“Aksioni është zhvilluar në të gjithë rajonin e Prishtinës për mbikëqyrjen e zbatimit të masave antiCOVID dhe kudo që ato janë hasur, janë zbrazur lokalet. Gjobat kanë qenë kryesisht për mos mbajtje të distancës sociale dhe mbajtjes së organizimeve (muzikë live), si dhe numër më të madh të personave se sa që lejohet”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i AUV-it apelon pronarët e lokaleve që të mos bëjnë organizime për festat e marsit, me numër më të madh të personave sesa numri i lejuar, pasi që AUV do të tregohet rigoroze. Ai tha gjithashtu se aksione të ngjashme do të ketë edhe gjatë ditëve në vijim.

Back to top button