Policia në Gjilan largon nga trafiku rrugor motoçikletat pa regjistrim

 
Policia e Kosovës ka vazhduar sot me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore në zbatim të planit operativ “Siguria në trafik 2021” ndaj identifikimit të kundërvajtësve me theks “motoçikletave”, të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.
Njësitet e trafikut rajonal bashkë me njësitet policore të stacionit të Gjilanit kanë identifikuar dhjetë motoçikleta, prej tyre gjashtë janë përjashtuar nga qarkullimi i mëtejmë rrugor, derisa për katër të tjera janë shqiptuar kundërvajtje përkatëse.
Policia apelon pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat dhe ligjet në fuqi për të kontribuar në rritjen e sigurisë dhe uljen e numrit të aksidenteve.

Back to top button