Policia në Zvicër gjen një gjarpër 2.5m në bagazhin e veturës së dy kosovarëve

Policia zvicerane e ka gjetur një gjarpër të madh rreth 2.5 metra i llojit (Tigerpython), i cili peshonte 15 kilogramë në bagazhin e veturës ku gjendeshin edhe dy kosovarë.

Rasti ka ndodhur para disa ditësh në kantonin e Zug-ut, raportojnë mediat zvicerane.

Patrulla e policisë kishte vërejtur të automjet të dyshimtë.

Ata e ndaluan duke bërë kontrolla të detajuar brenda veturës dhe tek personat që gjendeshin brenda saj.

Aty ndodheshin katër persona: Dy kosovarë të moshës 27 dhe 31 vjeçar, një francez 18-vjeçar si dhe një zviceran 20-vjeçar.

Autoritetet zvicerane gjetën brenda makinës, një sasi e vogël të lëndës narkotike dhe një kuti nga stiropori brenda bagazhit.

Zvarraniku u konfiskua nga policia e ZUG-ut dhe u dërgua për ekzaminim tek një klinikë e specializuar.

Katër të dyshuarit, dhanë deklarata të ndryshme rreth origjinës së gjaprit, megjithatë posedimi i një të tillë kërkon leje.

Back to top button