Policia nis hetim për profesorin e denoncuar për ngacmim seksual

Policia e Kosovës ka nisur hetim me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë për profesorin Xhevat Krasniqi, që është denoncuar nga disa studente për ngacmim seksual.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar policinë në ndërmarrjen veprimeve hetimore, me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave lidhur me këtë çështje. Aktualisht kjo çështje ndodhet në vazhdën e veprimeve të cilat janë duke u kryer në pajtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, andaj në këtë fazë nuk mund të ndajmë informata të tjera me Ju”, ka thënë Ulaj.

27 studente e kanë denoncuar profesorin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, për ngacmim seksual. Studentët dhe disa organizata joqeveritare kanë kërkuar përjashtimin e tij./21Media

Back to top button