Policia nis hetimet për incidentin e Cristiano Ronaldos

Manchester United thuhet se ka vendosur të mos e ndëshkojë, Cristiano Ronaldon pas pretendimeve se ai theu telefonin e një tifozi të Evertonit.
The Sun ka raportuar se klubi ka pranuar faljen e superyllit portugez në rrjetet sociale dhe nuk po hetojnë më incidentin.
Pamjet, të cilat filluan të qarkullojnë në mediat sociale pas humbjes 1-0 të Manchester United në Goodison Park të shtunën, treguan Ronaldon duke i rrëzuar diçka nga dora e një djali teksa po shkonte drejt tunelit, transmeton rtv21.tv.

Pavarësisht se klubi hoqi dorë nga hetimet e veta, Policia e Merseyside po shqyrton incidentin pasi një nënë pretendoi se djali i saj autik ishte ‘sulmuar’ dhe iu thye telefoni nga 37-vjeçari.
Sarah Kelly pretendoi se udhëtimi i parë i djalit Jacob Harding për të parë Everton ishte ‘shkatërruar’ nga zënka e supozuar që ndodhi kur United u largua nga fusha pas ndeshjes.
Zonja Kelly, nga Upton, Merseyside, tha se djali i saj 14-vjeçar mbeti me një dorë ‘të mavijosur’ pasi telefoni iu rrëzua, ndërsa djali u përpoq të filmonte plagën e këmbës së yllit të United.
 
Ronaldo që atëherë ka kërkuar falje për ‘shpërthimin’ e tij dhe e ka ftuar djalin të shikojë një ndeshje në Old Trafford, por zonjusha Kelly tha se përvoja e ka lënë Jacob të kujdesshëm për të shkuar sërish në një ndeshje futbolli.
 
Zonja Kelly bëri fotografi të asaj që ajo tha se ishte dora e mavijosur e Jacobit dhe ekrani i thyer i telefonit.

Ronaldo ka kërkuar falje në faqen e tij në Instagram të shtunën mbrëma.

“Asnjëherë nuk është e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira siç është ai me të cilin po përballemi”, ka shkruar ai.
“Megjithatë, ne duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembullin për të gjithë të rinjtë që e duan lojën e bukur. Unë do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim dhe, nëse është e mundur, do të doja ta ftoja këtë mbështetës të shikojë një lojë në Old Trafford si shenjë e lojës së ndershme dhe sportivitetit”.
Si rezultat, Djajtë e Kuq tani duket se nuk ka gjasa të kualifikohen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm./21Media

Back to top button