Policia nis hetimet për një rrëmbim në Prishtinë

Policia e Kosovës ka iniciuar rast për një rrëmbim në Prishtinë, ku një person raportohet se është rrëmbyer nga një i dyshuar.

Sipas njoftimit policor, viktima dyshtohet se kishte një detyrim ndaj një personi, e me urdhër të prokurorit palët janë liruar.

Rasti po hetohet.

“Lidhur me rastin ne fjale dyshohet se është rrëmbyer një mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte një detyrim ndaj një personi mashkull kosovar. Lidhur me rastin sipas udhëzimit të prokurorit është iniciuar rasti ndërsa palët janë liruar. Rasti në procedure hetimore”, thuhet në njoftimin e plotë./21Media

Back to top button