Policia nis hetimet për vdekjen e një burri në Prizren, dyshohet se vdiq si pasojë e kontaktit me rrymën

Një burrë ka vdekur në fshatin Hoça e Qytetit në Prizren, si pasojë e kontaktit me rrymën.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ku ka bërë të ditur se tashmë ka nisur hetimet për rastin.

“HETIM I VDEKJES – Fsh. Hoq e Qytetit, Prizren 17.05.2024-19:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka humbur jetën si pasoj e kontaktit me rrymë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendim e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button