Policia operacion me AKI-në, kapin drogë rreth 70 mijë eurosh, arrestohen katër persona

Policia e Kosovës (PK) në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe prokurorinë, pas një pune intensive operative dhe hetimore në terren kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër personave të dyshuar në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve”.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media ku thuhet se lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria dhe në vazhdën e operacionit policor me autorizim nga prokurori/ja kujdestare është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit me iniciale (S. S.) në fshatin “Grejkoc” të Suharekës.

“Gjatë kontrollit si prova/dëshmi materiale janë sekuestruan si në vijim: Pesë (5) paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 50.600 Kilogram ( Pesëdhjetë kilogram e 600 gram), një (1) pushkë gjuetie dhe 30 fishek, një (1) diviar, një (1) veturë, një (1) telefon Samsung me kartela të operatorëve Vala dhe Ipko, një (1) peshore digjitale, para të Gatshme, (1425) Njëmijë e katërqind e njëzet e pesë Euro, një (1) Iphone 12 pro, një (1) telefon Samsung, një (1) telefon Iphone XS, një (1) Telefon Nokia, një (1) veturë BMW”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje bëhet e ditur se të dyshuarit e arrestuar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

“Vlera e substancës së dyshuar narkotike e cila është konfiskuar është rreth 70.000.00 euro”, përfundon komunikata./21Media

Back to top button